Grevistët e Sharrëzës, presionuar apo negociuar edhe nga qeveria, kishin vendosur të mos takonin asnjë politikan në Tiranë. Sot ata kanë refuzuar edhe Ben Blushin i cili paradite lajmëroi se do të shkonte t’i priste tek Shqiponja në Laprakë, duke u futur bashkë me ta në Tiranë.
Por kjo nuk e ka penguar atë që të “gjuajë me gur” Bashën i cili në ndryshim të madh nga Blushi i takoi dhe bisedoi me ta duke i cliruar sadopak nga kthetrat e frikës dhe presionit.
Ja cfarë shkruajti Blushi pasdite dhe cfarë kishte shkruar vetëm pak orë më parë:
Pasdite:
HERONJTË E ZHARRËZËS
Grevistët e Zharrëzës janë sot heronjtë e Shqipërisë. Ata po na mësojnë si protestohet dhe si kërkohet drejtësi. Sot e dëbuan nga protesta e tyre Lulzim Bashën duke bërë atë që do bëjnë shumë shpejt gjithë shqiptarët. Do zbojnë nga pushteti partitë e vjetra te cilat mbajnë në këmbë pushtetin e përbashkët të padrejtësisë.
Paradite:
ZHARRËZA VJEN NË TIRANË
Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë pas katër ditësh kur kanë përshkruar në këmbë më shumë se 100 km nga Fieri në kryeqytet.Në ora 11.00 ata do jenë te Sheshi Shqiponja.Ju ftoj të gjithëve ti presim dhe ti mbështesim.Pak nga pak Tirana do mbushet me protestën e mjerimit kundër padrejtësisë së elitës së vjetër.Kjo që po fillon do jetë protesta e vërtetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/