Foto ilustruese
Ajo cfarë ka shpërthyer pasdite në Vaqarr nuk ka qenë bombol por ka shpërthyer një pikë karburanti gjatë momentit të furnizimit. 5 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Policia më në fund ka bërë të ditura detajet rreth shpërthimit të madh që mund të kishte shkatuar edhe katastrofë. Në zonën e Vaqarrit, tek një lokal pranë një karburanti ka ndodhur një shpërthim.
Nga hetimet paraprake rezulton se pika e furnizimit të pikës së karburantit me lendën djegëse benzinë, ndodhet në brendësi të lokalit, ku gjatë furnizimit të kësaj pike karburanti dyshohet se ka ndodhur një reaksion kimik duke kthyer lendën djegëse të benzinës nga të lëngët në të gaztë, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Droni.al.
Si pasojë e një shkëndie elektrike në ambientet e lokalit është shkatuar ndezja e lëndës duke shkaktuar edhe shperthimin ku mbetën të dëmtuar shtetasit:
– E. L., 24 vjeç
– N. H., 23 vjeç
– A. L., 53 vjeç
– L. D., 48 vjeç
– M. M., 38 vjeç
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/