Një familje nga Shkodra ka udhëtuar sot drejt Kishës së Laçit, ndërsa gjatë rrugës së kthimit janë përballur me një incident.
Makina e tyre “Benz” C Class ka marrë flakë si pasojë e një mase në paketën elektronike, ndërsa brenda në makinë ndodhej çifti bashkë me tre fëmijët e tyre, të moshës 16-20 vjeç.
Sipas raportuesit, ka qenë një grua laçianë që ka bërtitur dhe i ka ndërprerë rrugën automjetit duke i dalë para për ta njoftuar që makina kishte marrë flakë, pasi familjarët nuk kishin kuptuar asgjë.
Kështu, kjo grua u ka shpëtuar jetën, pasi menjëherë personat që ndodheshin brenda makinës kanë dalë jashtë automjetit, ndërsa më pas ky i fundit ka marrë flakë menjëherë.
Zjarrfikësja ka ardhur rreth 20 minuta pas lajmërimit, ndërsa në videot e mbërritura në redaksinë e JOQ duket se si “Benz”-i është shkrumbuar i gjithi JoQ
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/