PANORAMA ONLINE/ Fevziu tregon përplasjen me Bashën në “Opinionin” tek cadra

PANORAMA ONLINE/ Fevziu tregon përplasjen me Bashën në “Opinionin” tek cadra

63
0
Shares

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu ka shpjeguar sot për Panorama online incidentin e një nate me parë kur zhvendosi intervistën me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha tek cadra e protestës.

Në fund të intervistës Basha i kërkoi një qytetari të afrohej dhe të tregonte historinë e tij, por kjo nuk u lejua nga Fevziu. Pasi i kërkoi Bashës që të mos ia jepte mikrofonin, Fevziu e mbylli emisionin.

Ka ngjallur debat incidenti i mbrëmshëm në fund të emisionit Opinion, kur ju nuk pranuat qe te fliste nje nga protestuesit ne cader gjate intervistes me Bashen. Pse moret ate vendim, ne nje kohe kur qytetari mund te kishte nje histori interesante per emisionin?

Unë isha duke zhvilluar një intervistë me Kreun e PD, sipas një formati të përcaktuar prej 20 vitesh në Opinion. Formati është strikt dhe nuk ndryshon. Qytetari mund të kishte një histori interesante, por duhet ta rrëfente atë në vendin që duhej, mbase edhe në Opinion, por një ditë tjetër. Ai nuk mund të ndërhynte në formatin e intervistës dhe në asnjë rast nuk do ta lejoja këtë. Do ishte shpërdorim dhe shkelje e një marrëveshje të vendosur më parë. Ne kishim intervistë dhe jo miting.

A jeni penduar per formatin e intervistes qe zgjodhet dje me kryetarin e opozites ne cadren e protestuesve duke pasur parasysh qe shpesh -here u nderprete nga turma qe mbeshteste Bashen?

Jo, fare. As gjatë emisionit dhe as sot. Që prej vitit 2005 unë kam ndërtuar emisione të tilla në fushatë elektorale. Kur liderët vijnë të shoqëruar nga mbështetës në studio që gjithë kohën brohorasin apo hedhin parulla. Kjo i bën liderët më agresive, por njëkohësisht edhe gazetarin. Eshtë një format ndryshe, që nuk e bën dot ç’do javë, por që herë herë është tejet tërheqës. Mjafton mos të ndikohesh nga kori i mbështetësve dhe mos trembesh prej tyre. Dhe të bësh pyetjet që ke vendosur. Nëse ja arrin, është gjithmonë më interesant se sa një format i zakonshëm. Por është padyshim i lodhshëm. Një format i tillë shumë interesant ka qenë më Ilir Metën në zgjedhjet e 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY