Kreu i Kuvendit, njëherazi dhe i LSI-së Ilir Meta, i ftuar sonte në emisionin “Zonë e lirë”të Arian Çanit, në TV Klan, i është përgjigjur një sërë pyetjesh për zgjedhjen e Presidentit.
Duke mohua kategorikisht që ai ta synojë këtë post vetë personalisht, nga ana tjetër nuk e ka mohuar që këtë post ta synojë LSI.
Por ai ka qenë i mendimit se Presidenti i ri duhet të jetë sa më konsensual të jetë e mundur.
“Unë jam kryetar i LSI, kam marrë një mandat për këtë dhe nuk kam ambicie për President.
Shqipëria ka njerëz që mund ta bëjnë atë punë shumë mirë. Kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me mua. Nuk e synoj këtë gjë dhe kjo është e përjashtuar.
Për sa i përket çështjes së Presidentit, e rëndësishme është të jetë një njeri që të gëzojë respektin e të gjitha palëve dhe të jetë faktor i rëndësishme për zhvillimet që kemi përpara.
Nuk duhet të shkojmë në një fakt ku kontestohet çdo institucion.
LSI nuk ka kushte apo synim për realizimin e objektivave të saj qoftë edhe elektorale. Presidenti duhet të jetë sa më konsensual të jetë e mundur, qoftë e votuar nga palët, qoftë nga opinioni.
Presidenti i ri do të zgjidhet nga ky Parlament”, u shpreh Meta.
I pyetur për koalicion e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, ai sërish nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.
“Për vendimet e koalicionit të ardhshëm vendos anëtarësia e LSI”, është përgjigjur Meta.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/