Personi që nervozoi mbrëmë gazetarin Blendi Fevziu ndërkohë që u thirr nga Basha të dëshmonte të kundërtën e alibive të gazetarit është Leonard Nika. Ai nuk u lejua të fliste nga gazetari Fevziu edhe pse ky i fundit iu drejtuar kreut të PD, Basha duke i thënë se protesta kishte vetëm mbështetës të PD. “Nuk ka ndodhur kurre ne historine e Shqiperise qe mijera e mijera socialiste nga e gjithe Shqiperia te bashkohen me opoziten shqiptare, Kjo tregon ofendimin dhe poshterimin qe na ka bere Edi Rama”, shkruan Nika ne rrjetet sociale.
Nika është ndër të tjera edhe poet por qartësisht mjaft i interesuar për politikën. Ai deklaron se ka qenë anëtar i PS por se nuk duron dot më fyerjet dhe talljet e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj tij, transmeton droni.al.
Ja disa nga postimet e Nikës:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/