Një pikë karburanti është grabitur këtë mëngjes në aksin rrugor Korcë Kapshticë. Pika e karburantit është grabitur në afërsi të fshatit Dishnicë. Autorët kanë kërcënuar me armë punonjësit e pikës së karburantit dhe më pas ia kanë dalë të tërheqin paratë që janë gjetur në arkë. Policia është vënë në ndjekje të tyre por grabitësit janë përgjigjur me armë. Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy palëve ndërkohë që grabitësit ia kanë dalë të largohen.
Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura nderkohe qe ne grabitje kane marre pjese 4 persona.
Grabitja e pikave të karburantit, kazinove dhe dyqaneve të këmbimit valutor është kthyer në profesion në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/