Detektivja e parë shqiptare femër, Shkënda, në programin Pasdite në Top Channel, ka treguar edhe për vështirësitë e punës që ajo ka zgjedhur.
“Dyshimet janë vërtetuar në të gjitha rastet”, ka thënë ajo.
Detektivja tha se zakonisht merr kohë një muaj për të zbuluar një rast, gjatë të cilit, të qenit i padukshëm për personin që gjurmon, është pjesa më e vështirë.
Pastaj vjen edhe faza kur provat e grumbulluara i jepen në dorë personit që ka kontraktuar detektivin.
“Unë u qëndroj afër sepse disa kalojnë në traumë, por ka edhe raste kur e dinë dhe duan thjesht provat, që të përballen me partnerin”, ka thënë ajo. Sesi shkon më pas mes tyre, kjo nuk i takon.
Puna e saj mbyllet me dorëzimin e provave, ndërkaq në kontratë janë saktësuar të gjitha rregullat e këtij bashkëpunimi, ku zbulimi i palëve, është rreptësisht i ndaluar dhe gjobitet.
Në studio, Jonidës dhe detektives iu është bashkuar më pas edhe avokati që ka folur më gjerësisht për Shoqatën e Detektivëve Privatë në Shqipëri, e cila ka vendosur rregullat e aktivitetit dhe listën e çmimeve.
Paguhet me orë, 20, 25 apo 30 euro, ora sipas vështirësisë së rastit.
Avokati ka thënë që detektivët shqiptarë tani janë pjesë edhe e Rrjetit të Investigimit Botëror dhe mund të porositen edhe nga klientë që ndodhen jashtë Shqipërisë për të ndjekur një person tjetër që vjen Tiranë duke zbritur në aeroport dhe qëndron disa ditë.
Avokati ka thënë që ka shumë kërkesa edhe nga prindërit për të parë çfarë bëjnë fëmijët e tyre të cilët mund të shoqërohen me persona të rrezikshëm apo t’i hyjnë rrugës së veseve, nga fëmijë të birësuar që kërkojnë prindërit, etj..
Ai foli edhe për dyqanin me mjete përgjimi të cilat çdokush mund t’i përdorë për arsye personale në mjediset e shtëpisë së tij.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO LAJM/ Kujdes nga kjo bionde se “të fik derën”!
http://droni.al/web/FOTO_LAJM_Kujdes_nga_kjo_bionde_se_te_fik_deren_34400_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/