Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto lihet në burg

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto lihet në burg

189
0
Shares

Gjykata e krimeve të rënda la në arrest me burg ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, është i dyshuar për “korrupsion pasiv”, në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku u arrestua edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi.

Zoto dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zëvendësdrejtori i burgjeve Iljaz Labi, i cili tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbale me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qenë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zëvendësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke justifikuar largimin me motivet personale dhe familjare të tij. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY