Ndërsa Kryeministri Rama po mbaronte fjalën e tij përpara studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës konstatoi se askush nuk ishte kujtuar për një karrige për të. Katër karriget në podium ishin të zëna nga drejtuesit e Universitetit.
Kur Kryeministri Rama pa se askush nuk po lironte ndonjë vend për të kërkoi që dikush të sillte një karrige.
“Tani, nëse më lironi një vend unë po ulem dhe po marr pyetjet. Nëse jo po qëndroj këtu të përgjigjem”, tha Rama, jo pak i nervozuar me atë situatën e krijuar, transmeton Droni.al.
Pas kësaj dy pedagogë në panel u ngritën nga vendi dhe liruan në përfundim një karrige edhe për Kryeministrin. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/