Grevistët e Sharrëzit po vijojnë udhëtimin në ditën e tretë të tyre drejt Tiranës duke ecur në këmbë. Sipas të dhënave tani ata sapo kane mbërritur tek Plazhi ën Durrës dhe i janë drejtuar Tiranës.
Një natë më parë zyrtarë të lartë të qeverisë kërkuan që grevistët të ndalonin marshimin pasi qeveria kishte marrë një vendim për kompensimin dhe riparimin shtëpive të tyre. Rreth dy mijë lëkundje kanë ndodhur në një periudhë të shkurtër kohe në fshatrat ku zhvillon shpime dhe nxjerrje nafte kompania Bankers.
Deklarata e qeverisë është konsideruar nga grevistët si përpjekje për të përcarë grevën. “Banorët e Zharrëzës e dinë këtë më mirë se kushdo tjetër. Prandaj ata sot nuk marshojnë për asnjë parti. Marshojnë për shtëpitë e tyre, për jetën e tyre, për familjet e tyre. Siç duhet të bëjnë të gjithë shqiptarët”, thuhet në një koment të Thurje , organizatë që po ndjek dhe përkrah grevën nga afër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/