Policia e Korcës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e një karburanti mëngjesit e sotëm në aksin Korcë-Kapshticë.
“Më datë 24.02.2017, rreth orës 01:00, jemi njoftuar se pranë fshatit Dishnicë, tre shtetas të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur në ambjentet e brendshme të një pike karburanti, një sasi lekësh.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me zjarr.
Më pas këta shtetas, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/