Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar sot kolegun e tij socialist, Pandeli Majko i cili i kërkoi ndjesë publike PS-së për foton e djalit të tij me dy gishta.
Sipas Patozit, nëse Namik Dokle do ndiqte të njëjtin kriter si Majko, atëherë ai “duhet ta kishte vrarë nja 10 herë vajzën”, shkruan ironikisht deputeti demokrat, duke iu referuar qëndrimeve kritike ndaj qeverisë në rrjetet sociale të Anika Dokles.
Postimi i plotë i Astrit Patozit në “Facebook”
Edhe “Rilindja” nuk mendon njësoj për zgjedhjet
Po të kishte ndjekur kriterin e Pandit, që i kërkoi “Rilindjes” ndjesë për të birin, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë nja 10 herë deri tani vajzën (Anika Dokle), dhe prapë të mos ishte shlyer tamam me partinë e vet. Kjo do të thotë se edhe në PS nuk kanë “rilindur” të gjithë në të njëjtën masë, pavarësisht se sa kohë e ngrenë të gjithë njësoj kartonin ditën e enjte e ke vështirë t’i ndash.
Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë. Sepse zgjedhjet e lira me sa duket paskan një kuptim edhe më të gjerë, se sa thjesht vota në kutinë e fshehtë një herë në katër vjet. Ato të ndihmokan për të njohur dhe kuptuar më mirë edhe familjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/