Lulzim Basha: Po krijojmë një republikë të re, ja cfarë është

Lulzim Basha: Po krijojmë një republikë të re, ja cfarë është

51
0
Shares

Kryetari i PD tha sot në intervistë për tv klan në Opinion se protesta ka nisur themelimin e një republike të re e cila do të zvogëlojë pushtetin qeverisë dhe do të rrisë atë të qytetarëve, nuk do të ketë më kriminelë në parlament dhe administratë, pushteti qytetarëve si dhe një President të zgjedhur nga qytetarët.

Në vijim Kryetari i PD, Lulzim Basha ka theksuar sonte konturet e lëvizjes që ka nisur PD.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në një studio të përshtatur tek cadra e protestës se cfarë do të ndodhë më vijimin eprotestës ai tha se protesta do të vijojë deri në krijimin një qeverie teknike.

fevziu basha cadra 1

“Cështja e përshkallëzimit janë të shumta, bllokim totali vendit deri në zgjedhje të reja. Nuk do të ketë në Shqipëri asnjë orë normalitet deri sa kjo qeveri të largohet. Protesta është edhe jashtë kontrollit dhe regjisë së PD. Rasti tipik është greva e Sharrëzës dhe përfshirja e studentëve”, tha Basha.

Përgjatë bisedës gazetari Fevziu u vu në vendin e debatuesit duke lënë jashtë atë të gazetarit. Gazetari shprehu rezervat e tij për qeverinë teknike ndërkohë që Basha theksoi se ajo qeveri do të jetë e mbështetur nga të gjitha partitë politike.

Basha theksoi se të gjitha mënyrta e komunikimit me qeverinë u konsumuan pa u marrë parasysh prej saj asnjë prej propozimeve. “Janë shterruar të gjitha mundësitë politike dhe institucionale, cfarë solli tek kjo protestë”, tha Basha.

Kryetari i PD-së tha se nuk ka asnjë komunikim me zotin Meta për të ndryshuar raportet në Parlament. Basha tha se të dy kanë përgjegjësi njësoj për qeverisjen e keqe. Askush nuk është shprehur kundër protestës nga ndërkombëtarët, ata janë shprehur për qëdnrimin në Parlament.Kush ngrihet kundër protestës skualifikon veten, tha kreu i opozitës. Kushdo që shpenzon kohënnë restorantet luksoze në Tiranë a Bruksel nuk mund të më tregojë se cfarë do të bëjmë me shqiptarët për të zgjidhur hallet e tyre.

Basha tha se pranojmë cfarëdo zgjidhje që mund të vijë edhe si propozim i ndërkombëtarëve që kalon përmes një qeverie tjetër që do të bëjë zgjedhjet. Nuk kthehemi në Parlament deri sa të kemi një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha deklaroi se edhe pranimi i votimit elektronik nuk do të sjellë ndaljen e protestës. Duhet vetëm një qeveri e vullnetit të mirë që do të ndalë protestën dhe sigurijë zgjedhje të lira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY