Prokuroria e Tiranës ka regjistruar 40 procedime penale javën e fundit për zyrtarë të ndryshëm të shtetit, pasi nga verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme rezultojnë se nuk kanë deklaruar problemet me ligjin penal në të shkuarën e tyre.
Sipas burimeve, ndër zyrtarët që po hetohen, është edhe një zyrtar i nivelit të lartë në Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, i dënuar për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.
Ndërkohë, dy deputetë kanë dorëzuar dje shenjat e gishtave, ndërsa pritet të dorëzojnë edhe disa deputetë të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/