Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar sot në Tiranë se Shqipëria duhet të realizojë zgjedhje të mira nëse dëshiron që të hapë negociatat në vjeshtën e këtij viti. Por ajo që ka çuditur në deklaratat e raporterit të PE për Shqipërinë është se ka hequr nga fjalori shprehjen zgjedhje të lira e të drejta sipas standardeve ndërkombëtare, qe eshte edhe standarti I BE. Në përgjigje të një pyetjeje bërë nga Top Channel ai ka folur për zgjedhje pa probleme të mëdha.
TCH: A ka mundësi që në vjeshtë Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit?
Knut Fleckenstein: Po, nëse ju vijoni të zbatoni praktikisht procesin e nisur të “vettingut”, të thelloni Reformën në Drejtësi. Nëse zgjedhjet e qershorit mbahen të lira dhe të ndershme, pa probleme të mëdha, negociatat mund të hapen. Pra mbetet të punoni në këtë drejtim.
TCH: Zgjedhjet janë një parakusht për negociatat?
Knut Fleckenstein: Unë nuk do të thoja që janë një kusht i shprehur, por që nënkuptohet edhe pa u deklaruar. Një shtet, i cili nuk arrin të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të përfshihet në negociata për anëtarësim në BE. Gjithsesi, unë besoj se komisionet e monitorimit të reformës, që ne do të sjellim këtu këto ditë, do të na paraqesin një pamje më të qartë edhe mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/