Sali Berisha: Mediat keqkuptuan deklaratën time për Ilir Metën

Sali Berisha: Mediat keqkuptuan deklaratën time për Ilir Metën

63
0
Shares

“Ftesa për Metën është keqkuptuar nga mediat”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha. “Ajo nuk ka qenë vetëm për Metën, ka qenë për të gjithë, edhe për Edi Ramën”, tha ai duke shpjeguar situatën në të cilën po zhvillohet protesta më e madhe e opozitës që nga viti 2000 kur PD ishte sërish në opozitë.

Berisha tha se ka qëndruar në cadër simbolikisht dhe do të kisha shumë dëshirë të qëndroja edhe më gjatë me ta. “Ata që janë atje po firmosin fitoren e revolucionit demokratik”, tha ai.

Duke argumentuar protestën e opozitës Berisha tha se ka një dokument që fakton se vëllai i Edi Ramës përdor makinën e kreut të kokainës së Xibrakës. Rama liroi Hakmarrjen për drejtësi dhe ka ndërmend të lirojë me rradhë Aldo Baren, Zani Caushin etj. Sipas tij nuk mund të mbahen zgjedhje me kriminelë që përdoren nga qeveria.

Në lidhje me vetingun, ish kreu i PD-së tha se opozita u përjashtua nga reforma në drejtësi. Ai kritikoi rolin e ambasadoreve Lu dhe Vlahutin duke konsideruar se ata po sillen si guvernatore. “Asnje president I SHBA nuk mund te lejoje qe ambasadori te nderhyje per te mbyllur dosje”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY