Pas transmetimit te nje investigimi ne emisionin “Stop” ne TV Klan, ku shfaqen dy punonjes policie qe dyshohet se kane marre nje shume monetare ne favor te ndikimit per nje çeshtje, SHÇBA e Tiranes, ka nisur menjehere hetimet dhe konkludoi me ndalimin e tyre.
Ne oret e vona te mbremjes se sotme u arrestuan punonjesit e policise:
– Ramazan Hoxha, referent ndihmes/specialist i Policise se Zones
– Gjovalin Mali, ndihmes/specialist i Policise se Zones, te dy pranë Komisariatit nr. 4 ne Tirane.
Ata akuzohen per “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se kane perfituar rreth 1300 euro, duke ndikuar ne menyre te paligjshme ne nje konflikt mes paleve.
MPB falenderon median per mbeshtetjen ne luften antikorrupsion dhe garanton se mbetet e vendosur per te krijuar nje ambjent me te sigurt dhe nje Shqiperi me te drejte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/