Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po darkojnë sëbashku ndërkohë që opozita po zhvillon një protestë pa afat në pjesën e bulevardit që ndodhet mes zyrave të të dyve.
Ne fakt edhe darka mes tyre po zhvillohet ne restorantin e Kryeministrise qe ndodhet ne katin e dyte te nderteses, pra serish pak metra ne lartesi nga cadra e protestes.
Ilir Meta ka deklarua një ditë më parë se sigurimi i standardit të zgjedhjeve është një kusht i rëndësishëm ndërkohë që është shprehur kundër ultimatumeve.
Rama dhe meta zhvillojnë një takim javor sëbashku në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, por kësaj here takimi duhet të jetë konsideruar i vonuar.
Ndërkaq Berisha që sapo ka filluar një intervistë në news 24 me gazetaren Eni Vasili duke komentuar këtë moment tha se kjo darke është e fundit mes tyre. “ju bëftë mirë, kjo është darka e fundit mes tyre”, tha Berisha duke paralajmëruar një prishje të koalicionit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/