GJYQI/ Vrasja në Belgjikë, prokuroria kërkon 16 vjet burg për mikun e...

GJYQI/ Vrasja në Belgjikë, prokuroria kërkon 16 vjet burg për mikun e Mark Frrokut

70
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me 16 vjet burg të Kristian Morina (Marinaj), personi që akuzohet si bashkëpunëtor i Mark Frrokut, në vrasjen e Aleksandër Kurtit në 1999 në Belgjikë.
Pretenca e prokurorisë është dhënë gjatë seancës së sotme.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari, emri i të cilit ndodhet në listën e personave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, njihet edhe me disa emra të tjera, si Kristian Morina (Marinaj) alias Hilë Joka alias Hilë Morina.
Sipas Prokurorisë ai dyshohet për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit në 1999 në një stacion treni në Bruksel.
Për këtë ngjarje akuzohet edhe ish-deputeti Mark Frroku, konkluzionet për të cilin janë shtyrë për në seancën e datës 28 shkurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY