Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentit Evropian, Knut Flackeinstein takoi sot kreun e opozitës Lulzim Basha. N ëtakim mori pjesë edhe ambasadorja Vlahutin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka siguruar miqtë nga Brukseli se opozita është e vendosur dhe nuk do të heqë dorë nga zgjedhjet e lira e të ndershme.
“E kam thënë dhe e rithem se nuk heqim dorë nga qeveria teknike. PD nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë”, ka deklaruar Basha gjatë takimit.
Nga foto e transmetuara nga zyra e shtypit e PD duket pozicioni aspak komod i ambasadores Vlahutin e cila qëndron ftohtë gjatë bisedës dhe pothuajse e painteresuar.
PD është e pakënaqur nga njëanshmëria sipas saj e Vlahutin, ndërkohë që kjo e fundit nuk resht së lobuari për qeverinë e Ramës në Bruksel. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/