Basha- Fleckenstein, ambasadorja Vlahutin u la jashtë derës

Basha- Fleckenstein, ambasadorja Vlahutin u la jashtë derës

58
0
Shares

Romana Vlahutin është nxjerrë nga zyra e Bashës ndërkohë që ka pasur një takim kokë më kokë me Fleckenstein. Takimi fillimisht është mbajtur me të dy delegacionet ku ka qenë edhe ambasadorja e BE në Tiranë Vlahutin. Më pas takimi ka vijuar vetëm mes Bashës dhe Fleckenstein.

Kjo është konfirmuar edhe nga Basha pas takimit teksa tha se “folëm kokë më kokë për 45 minuta”.

“Ishte një takim i mirë, folëm kokë më kokë për 45 minuta, ku diskutuam problematikën në vend, domosdoshmërinë për të garantuar zgjedhjet si një kauzë jetike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë” citohet nga mediat kryetari i PD-së.

Në fakt në njoftimin zyrtar të PD-së që është publikuar më vonë është hequr kjo shprehje e Bashës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY