ZERI I AMERIKËS/Protesta, nuk ka kthim prapa

ZERI I AMERIKËS/Protesta, nuk ka kthim prapa

60
0
Shares

Në Shqipëri, në ditën e tretë të protestës së opozitës përpara godinës së Qeverisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se nuk do të ketë kthim prapa nga kërkesa për një qeveri teknike e cila të mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke folur nga tenda e madhe para zyrave të kryeministrit Edi Rama, ku që prej së shtunës mbështetësit e opozitë dhe udhëheqësit e saj qëndrojnë të mbledhur, zoti Basha theksoi se vendimi tanimë është marrë nga qytetarët. “Unë nuk kthehem nga kjo rrugë pa fitoren që ju kam premtuar: Zgjedhje të lira ka e do të ketë vetëm me një qeveri pa Edi Ramën kryeministër”, u shpreh zoti Basha.

Sot është 26-vjetori i rrëzimit në Tiranë të monumentit së ish diktatorit komunist Enver Hoxha, pas grevës së urisë të studentëve shqiptarë. Zotit Basha bëri një paralele mes zhvillimeve të asaj kohe dhe protestës së sotme të opozitës. “Më parë, studentët e dhjetorit dhe intelektualët ja dolën ti shkëpusnin të drejtën e pluralizmit politik, por për dy muaj me radhë kjo e drejtë mbeti nën hijen e diktatorit. Greva e urisë ishte kundër pluralizmit fasadë”, theksoi zoti Basha duke shtuar se “sot, jemi këtu sepse njësoj si para 26 vitesh bijtë e etërve duan të zëvëndësojnë demokracinë e vërtetë me një demokraci fasadë. Demokracia fasadë është e keqja të këqijave, sepse pas saj gëlojnë kriminelë me pushtetë, njerëz të dënuar për drogë prostituvion e vrasje, të cilët sot janë bërë deputetë e kryetarë bashkisë. Shqiptarët nuk do të pranojnë më demokraci fasadë, ekonomi fasadë, parlament fasadë. Shqiptarët janë ngritur për demokracinë dhe lirinë e vërtetë dhe kjo arrihet vetëm përmes zgjedheve të lira e të ndershme”, nënvizoi kreu i opozitës.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama, ashtu si dhe dje në komunikimin e tij javor, ka përsëritur dhe sot se sipas tij “PD ka kohë që kërkon alibi për humbjen e rradhës, por ne s’kemi ç’bëjmë. Ata kërkojnë gjëra që nuk varen nga ne. Ne nuk i kemi penguar, madje i kemi kërkuar që çdo shqetësim që ka të bëjë me zgjedhjet të adresohet në komisionin e reformës zgjedhore. Madje kemi thënë se cdo kërkesë e opozitës për të cilën OSBE/ODIHR jep mbështje, ka automatikisht edhe mbështetjen tonë”.

Sipas kryeministrit qëllimi i vërtetë i opozitës, është bllokimi i Reformës në Drejtësi. “Bojtkoti i parlamentit është një mekanizëm i qartë për të bllokuar përzgjedhjen e komisioneve të vetingut, që duhet të fillonte javën e ardhshme. Formulat janë të tilla që të dyja komisionet e vetingut, qoftë shkalla e parë, qoftë Apeli. nuk formohen dot pa opozitën. Nëse bojkoti nuk do kishte ndodhur, mund të ishte e vështirë të provohej se protesta bëhet për të bllokuar vetingun. Por bojtkoti është prova që gjithcka ka të bejë me vetingun”, mësohet të ketë deklaruar zoti Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë së tij.

Situata e nderë politike koinçidon me vizitën që nis sot në Tiranë relatori për Shqipërinë në parlamentin europian Knut Fleckenstein. Procesi zgjedhor i qershorit ishte një nga pikat e rezolutës së miratuar javën e shkuar nga PE, dhe zoti Fleckenstein pritet të diskutojë me palët dhe për gjendjen e krijuar pas vendimit të opozitës për një qeveri teknike.voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY