PD ka hyrë sot në ditën e tretë të protestës kundër qeverisë, të cilën përgjatë dy javëve të fundit e ka cilësuar edhe si ditën ku shqiptarët morën një vendim të madh.
Nga çadrat e ngritura të Partisë Demokratike deputeti Edi Paloka është shprehur se ata nuk do të ndalen dhe se reagimet që vijnë nga mazhoranca nuk u bëjnë përshtypje.
“E rëndësishme nuk është se çfarë do të vendosi mazhoranca. Ajo do të vazhdojë që ti vjedhin zgjedhjet. Ne jemi këtu për ta ndaluar këtë gjë. Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë protestës së opozitës. DË ka ngritur dhe shqetësimin se nuk do të ketë zgjedhje të lira. Ambasadori amerikan më parë kë thënë së krupe kriminale do të vjedhin zgjedhjet. Ne si opozitë nuk kemi asnjë përgjegjësisë për sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Jemi lodhur duke dëgjuar deklarata të bëra nga vetë Rama apo dhe deputetët Balla dhe Tahiri që thonë se po pengohet reforma në drejtësi dhe po pengohet procesi i integrimit. Këto janë deklarata që me falni për shprehjen vijë ‘sa herë që ne i kapim me brekë nëpër këmbë’. Zgjedhjet janë veçse të popullit, ndaj ne jemi këtu”, u shpreh Paloka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/