Ne foto, parking I ndertuar nen sheshin Skenderbej
Ndërkohë që mori vendimin për të ndërtuar parking nën sheshin Skënderbej, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mund të ndërtonte fare lehtë një nënkalim tek sheshi duke shmangur stresin, lidhjen dhe nervozizmin e mijëra banorëve të Tiranës që duhet të shtegtojnë rrugicave të Tiranës se dikush duhet të bëjë para me parkingun, transmeton droni.al.
Ai kërkoi sot që të zhvendoset cadra e protestës së PD nga bulevardi me argumentin se është bllokuar qarkullimi.
“Jam shpresëplotë që ndoshta do kemi një mirëkuptim edhe nga bllokuesit e Bulevardit që çadra ose të zhvendoset te lulishtja e Piramidës, ose në një hapësirë tjetër, ku të mos bllokohet lëvizja e autobusëve. Kështu, mijëra qytetarë që sot nuk arritën në punë në orar, të mos kthehet në një problem kronik gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të respektojmë të drejtën e çdokujt për të protestuar, megjithatë nëse mund të gjejmë një bashkëpunim që kjo të mos bllokojë jetën e përditshme të qytetarëve të Tiranës, që duan të jetojnë me punë, të ndjekin shkollën dhe që duan të vazhdojnë jetën normalisht, besoj se do të arrijmë një konsensus”, tha sot Veliaj ndërkohë që ka disa muaj që ka bllokuar qarkullimin në të gjithë sheshin duke palosur mijëra makina në një rrugë të ngushtë që kalon para hotel Drinit.
Nëse do të kishte hallin e qytetarëve kur mendoi për parking poshtë sheshit Skënderbej mund të projektonte edhe një shteg për makinat përreth parkingut në formën e një nënkalimi duke zgjidhur njëherë e mirë cështjen e trafikut të rënduar në qendër të Tiranës. Nënkalimi do të kishte fare pak kosto por do zvogëlonte fare pak numrin e vendeve të parkimit. Kjo e fundit ka qenë arsyeja kryesore. Kishte më pak fitim për koncesionarin e rradhës.
Edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak propozoi zhvendosjen e ambienteve të protestës për të liruar trafikun sipas tij.
Meqënese ai ka bërë propozimin më brilant të viteve të fundit-ndryshimin e orarit zyrtar për një pjesë të institucioneve-le ta vënë në jetë me rastin e protestës.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/