Gjatë mesnatës së sotme Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar, të plagosjes së tre ditëve më parë në Shkodër, të një shitëseje. Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se i arrestuari i dyshuar i plagosjes së Flutura Mauças është Shkëlzen Xhenjën, 25 vjeç nga Shkodra.
Atentati me armë ndodhi tre ditë më parë në Shkodër, ku mbeti e plagosur një grua, e cila ishte në dyqanin e saj, duke shitur. Pas zbardhjes së detajeve u mësua se viktima ishte motra e Suela Muça, e cila është vrarë një vit më parë, dhe ajo akuzon kunatin për krimin.
Flutura Sula (Muça) mbeti e plagosur, ndërsa ajo aktualisht gjendet jashtë rrezikut për jetën në spital.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/