EMRAT/ Adriatik Llalla kërkon shenjat e gishtave për 6 deputetë dhe 3...

EMRAT/ Adriatik Llalla kërkon shenjat e gishtave për 6 deputetë dhe 3 kryetarë bashkie

63
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon të marrë shenjat e gishtërinjve për 6 deputetë.
Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, organi i akuzës avancon hetimet, duke kërkuar të zbulojë nëse personat e dyshuar janë pikërisht të ulur në karriget e parlamentit. Lajmi mësohet nga burime konfidenciale dhe të sigurta të Opinion.al.
Gjithashtu është mësuar se e njëjta kërkesë është dorëzuar edhe në KQZ, për 3 kryetar të bashkive që janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit.
Emrat e deputetëve që janë në hetim janë publikuar edhe më parë nga media dhe bëhet fjalë për: Artan Gaçen (PS), Armando Prengën (PS), Gledion Rehovicën (LSI), Aqif Rakipin (PDIU), Omer Mamon (PDIU) dhe Mhill Fufin (PD).
Ndërsa kryebashkiakët në hetim janë: Eduard Kapri i Pogradecit (PD), Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS) dhe Termet Peçi i Tepelenës (PS).
Prokuroria ju kërkon 6 deputetëve dhe 3 kryebashkiakëve që brenda 5 ditëve të paraqiten pranë Policisë Shkencore për të depozituar shenjat e gishtave.
Sipas Prokurorisë, kjo procedurë ndiqet për të kompletuar verifikimet për efekt të dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY