Protesta përballë kryeministrisë vijon ndërsa qindra anëtarë të PD-së dhe qytetarë të Lushnjës do të qëndrojnë sonte në ambientet e cadrës së ngritur përballë zyrës së Kryeministrit Rama.
“Sonte nga ora 21:00 deri neser ne mengjes ,ÇADREN e Rezistences QYTETARE ne bulevardin perballe ” kazinos” qe quhet kryeministri do ta ” pushtojne” LUSHNJARET.
Ftoj çdo qytetare Lushnjare qe jeton e banon ne Tirane , te bashkohet me qindra Qytetare e Demokrat qe do te vijne sonte nga LUSHNJA.Te qendrojme e rezistojme te gjithe se bashku kundra bandes qeveri”, deklaron kryetari i PD-së Lushnjë Myslim Murrizi.
Për orë të tëra atmosfera mbahet e ndezur në cadrën e lirisë sic thirret tani ndërsa vëmendja është shtuar në të gjithë vendin në lidhje me vendimet që priten të merren në vijim nga protestuesit dhe lidershipi i PD. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/