Basha nga cadra e protestës tregon dy “BE”-të në Tiranë

Basha nga cadra e protestës tregon dy “BE”-të në Tiranë

71
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në përgjigje të një reagimi nga zëdhënsja e KE-së, Maja Koçijançiç në lidhje me protestën e PD-së.

Gjatë një interviste në “Top Story” Basha deklaroi se ka dy BE në lidhje me Tiranën. “Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por me duhet të them se ka disa BE. Ka BE që dënon drogën, dënon korrupsionin dhe kërkon reformë në drejtësi. Po ashtu siç ka BE që injoron korrupsionin, drogën etj. Unë i referohem mbështetjes nga rezoluta e Partive Popullore Europiane dhe nga raportet e Bundestagut”.

Duke folur në emër të Komisionit Europian, zëdhënësja e tij, Maja Koçijançiç në një intervistë për TVSH tha se Komisoni mbështet vetëm debatin politik në Parlament dhe jo atë jashtë tij, që vetëm përkeqëson klimën politike.

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”, deklaroi ajo.

Sipas Kocijancic, është e rëndësishme të tregohet vazhdimësia e Parlamentit në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me reformën e drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY