“Sa më shumë real neës dhe sa më pak fake neës” tha kryetari i PD, Lulzim Basha në mbyllje të bisedës me gazetarin Sokol Balla në top Story.
Kryetari i PD deklaroi sonte në mbrëmje se protesta nuk është e PD , nuk është e Lulzim Bashës por e qytetarëve shqiptarë ndërkohë që siguroi se protesta do të vijojë pa ndërprerje dhe pa tërheqje deri në realizimin e kërkesave që ka shtuar opozita ndaj qeverisë për zgjedhje të drejta dhe të lira.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarit për cilësinë e protestës, Basha siguroi se ajo nuk do të jetë e dhunshme, se e dhunshme është qeveria dhe jo opozita.
Basha ndiqej në “studion e tij” prej disa qindra protestuesve që thërrisnin “Lulzim Basha, Lulzim Basha” .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/