ARMAND MAHO/Strategjia e Bashes, thjeshte brilante

ARMAND MAHO/Strategjia e Bashes, thjeshte brilante

74
0
Shares

Per ata qe e kuptojne, duhet pranuar qe ideja e Bashes per te nisur protestat 4 muaj para zgjedhjeve eshte thjeshte birlante. Vete Rama ishte investuar fort qe nepermjet presioneve dhe tundimeve te mbante me pahir Meten ne qeveri, si kycin e suksesit te tij, duke luajtur karten e injorimit me Bashen. Nga ana e tij Basha e la te kridhej ne delirin e tij per tre vjet e ca. Duroi dhe presionin e partise se tij dhe strukturave per protesta, duke kaperdire dhe shume akuza. Punoi fort me komunitetin nderkombetar duke pritur rastin e tij. Rama, duke menduar se dhe nje mandat tjeter e kish te sigurt u investua fort te fuqizimi i parave te krimit duke kanabizuar tere vendin, dhe duke bere karshillek te hapur me personat e krimnalizuar qe i siguruan pushtetin. U soll me arrogance duke furnizuar klientet e tij me koncensione qe te cimentonte pushtetin e tij! Opozita qendroi ne heshtje! eksperienca e saj me protestat e Rames, ne kohe te papershtatshme kur pushteti i Berishes ishte ne kulmin e tij duket se i vlejti fort. Personalisht kam qene pro tyre, megjithese i pashprese se me to mund te vinte rrezimi i Rames. Por Basha diti te prese, diti me raste te qendroje dhe ne hije, duke lene te konsumoheshin me njeri tjetrin Rama dhe Meta. Atehere kur te gjithe prisnin te shpalleshin listat e opozites per kandidaturat, ai beri ate qe nuk e mendonte askush. Kerkoi doreheqjen e Rames ne fund te mandatit. Ishte momenti qe kish pritur! Doreheqja do ishte e papranueshme per askend ne fillim te mandatit por edhe ne mes, por ne fund ska asgje anormale! Protesta qe organizoi ishte nje sinjal i mire per nderkombetaret, ne lidhje me pakenaqesine qe shoqeron. Nga ana tjeter rekordet e Rames ne lidhje me marredheniet e shqiperise me boten nuk jane shume per tu lavderuar. Lumenjte e droges jane bere problem i madh duke etiketuar ate vete si kryeminister i kanabisit, rreziku qe parate e saj mund te perdoren ne zgjedhje per te manipuluar votat eshte real dhe evident. Goditja qe mori nga Ylli Manjani ministri i Drejtesise, si nje kryeminister qe i ben presion gjykatesve qe te mbajne ne burg njerzit e thjeshte ishte nje tjeter sinjal. Shtoi ketu dhe antipatine e pafshehur me Presidentin Amerikan, antipati qe e shprehu hapur para gjithe botes!

Gjerat jane thjeshtuar shume dhe Rama duket se ska shume zgjidhje. Ne rast se iken dhe pranon qeveri teknike ai e di fare mire se eshte nje kapitullim per te dhe dekurajim per bazen e tij. Qeveria teknike do i hidhte ne ere te gjithe investimin qe ai kish bere per kete dite! Presioni ka shkuar tek Meta, i cili tashme duhet te zgjedhe te rrezoje Ramen duke ikur nga qeveria qe mos cenoje stabilitetin e zgjedhjeve , apo te vazhdoje me ” qetesi e dashuri” te mbaje ne kembe nje kryeminister te cilit ne zgjedhje nuk ja ka besen as vete se do e lere pa vjedhur. Nga ana tjeter Bashes si mbetet gje tjeter vetem se te jete lojtari kryesor ne kete loje shahu politik. Ne rast se Rama jep doreheqjen atehere era fryn nga velat e tij ne rrugen drejt pushtetit. Por dhe ne rast se nuk e jep, atehere deklarata nga ana e Bashes eshte bere se me kete qeveri nuk ka zgjedhje, dhe fare thjeshte deklaron se nuk do hyje ne to. Pra i uron suksese ne jete. Rama sado delirant e driteshkurer te jete ne politike e di qe zgjedhjet pa opoziten nuk ja njeh as lulishtari i ambjenteve te BE-se, ndersa ne kete loje rrezikon te mbetet i vetem pasi dhe Meta ska ndermend te hyje ne nje pale zgjedhje ku opozita nuk eshte. Kosto e madhe per te. Rama ndoshta se kupton por eshte thjeshte i kapur mat!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY