Vazhdon greva e urisë në Zharrëz të Fierit. Grevistët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën por asnjë reagim nga vendorët.
17 ditë nga dita kur 9 banorë të Zharrëzës hynë në grevë urie.
Gjendja shëndetësore e tyre tashmë është kritike.
Ndihma mjekësore si serume dhe qetësues për dhimbjet po jepen pa ndërprerje.
Asnjë përgjigje nuk ka mbërritur nga grupi ndërministror i ngritur një muaj më parë pas lëkundjeve të tokës në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz.
Lëkundjet që u ndjenë në të gjithë rajonin e Fierit shkaktuan dëme në banesa dhe orendi shtëpiake kryesisht në fshatin Zharrëz dhe Belinë.
Banorët protestuan dhe hynë në një grevë urie që zgjati 1 javë. Ata dolën prej andej pas një vendimi të Këshillit të Ministrave që vendosi ngritjen e një grupi pune ndërministror.
Ky grup pune do të hetonte shkaqet e lëkundjeve të tokës për të cilat banorët akuzojnë kompaninë Bankers Petroleum si dhe do të llogariste dëmet në banesa e mjedis brenda muajit janar. Afati kaloi dhe asnjë veprim konkret nuk u ndërmor.
Kjo i detyroi banorët të hyjnë sërish në grevë urie. Ndërkohë që greva vazhdon banorët e Zharrëzës bllokojnë çdo mbrëmje rrugën Fier-Berat në shenjë proteste dhe solidariteti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/