Kryesia e PD-së vendos: Ja si do të vazhdohet me protestën

Kryesia e PD-së vendos: Ja si do të vazhdohet me protestën

79
0
Shares

Partia Demokratike ka përfunduar mbledhjen e kryesisë së saj, në të cilën u diskutua për protestën dhe ecurinë e saj.
Mësohet se të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës. Ishte vetë Basha që falënderoi deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para kryeministrisë. Qëndrimi do të bëhet me turne, gjithashtu do të dikutohet mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë.
Nuk ka pasur qëndrim për radikalizim deri në grevë të qëndrimit të tyre në protestë. Temë e diskutimit ishte ecuria e protestës dhe hapat që do të ndiqen më pas, si dhe organizimin e saj.
Kjo pasi sipas organizuesve të protestës ngritja e çadrës dhe ngujimi i demokratëve para Kryeministrisë ishte një vendim i momentit pas pjesëmarrjes dhe kërkesës së qytetarëve.
Mbledhja e kryesisë erdhi në një kohë që protesta e qytetarëve para kryeministrisë është futur në ditën e dytë dhe drejtuesit e saj kanë thënë se do të vazhdojë pa afat.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY