Pavarësisht reshjeve të shiut dhe uljes së temperaturave rreth 1000 protestues të Partisë Demokratike kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në shesh.
Protesta e opozitës e cila ka hyrë në ditën e saj të dytë, është karakterizuar në natën e saj të parë në shesh, si mjaft entuziaste.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qëndruar vetë në krye të protestës i cili është fotografuar duke luajtur shah, apo duke bërë foto me simpatizantë dhe mbështetës të tij.
Gjatë natës në tendën gjigante të ngritur para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit protestuesit kanë festuar me muzikë shqiptare, ndërsa nuk iu ka munguar dhe ushqimi.
Protestuesit të drejtuar nga opozita thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në shesh deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kanë qenë me dhjetëra deputetët dhe drejtuesit jo vetëm të PD-së, por edhe të partive aleate që i janë bashkuar kauzës për zgjedhje të lira e të drejta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/