Në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë, protesta e opozitës gjatë orëve të mbrëmjes deri në mëngjes i ngjante më tepër një feste.
Organizatorët u kujdesën gjatë orëve të para pas mesnate që të mbanin një atmosferë të ndezur brenda çadrës ku eksponentë të lartë të PD-së bënin thirrje për rezistencë dhe largimin e kryeministrit Rama.
Edhe kryedemokrati ka qenë me protestuesit për orë të tëra gjatë natës. Basha shkëputej nga çadra herë pas herë për tu rikthyer dhe për të bashkëbiseduar me protestuesit në çadër.
Nuk ka munguar edhe ndonjë ndeshje shau që Basha bëri me protestues të çantë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/