Një 78-vjeçar i dënuar me burg ka vdekur në spitalin e burgut që ndodhet në ambientet e QSUT. Mësohet se ai është Nebi Ajazi nga Dibra, i cili ka ndërruar jetë vdiq orës 11:00.
Ajazi ishte i dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të vrasjes. Ndërsa i kishin mbetur edhe 7 vjet e 3 muaj për të fituar lirinë.
“Në orën 11:00, në QSUT, ka vdekur Nebi Ajazi, 78 vjeç, banues në Lurë, Dibër, i dënuar për veprën penale ‘vrasje’, me 18 vjet burg, ku i kishin mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 3 muaj burg, ardhur nga spitali i burgut para një jave. Po kryen veprimet”, thuhet në një njoftim të policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/