Basha përsëri te çadra e protestës: Qeveria të njëjtin fat si...

Basha përsëri te çadra e protestës: Qeveria të njëjtin fat si monumenti 26 vjet më parë

75
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar përsëri në çadrën e protestuesve sonte në ditën e dytë të protestës, duke i dhënë një mesazh Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Basha kujtoi se çfarë kishte ndodhur 26 vite më parë, më 20 shkurt. Në këtë datë, studentët rrëzuan bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Kreu i PD paralajmëroi se edhe qeveria Rama së shpejti do të ketë të njëjtin fat, do të rrëzohet nga pushteti.
“Beteja që kemi nisur dje bashkë  është më e madhe se PD, sepse është beteja për gjithë Shqipërinë. Kushdo që dyshon në vendosmërinë tonë, gabon rëndë. Shqiptarët e ndershëm janë mbledhur e po mblidhen përditë me këtë uragan të ri. Kam nderin të jem bashkë me ju në ballë të kësaj lëvizje dhe jam sonte këtu siç isha mbrëmë e siç do të jem deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta dhe legjitime. Ju jap fjalën se do të jem në krye të kësaj beteje dhe së bashku me ju dhe me ndihmën e kauzës sonë e me ndihmën e Zotit do t’ia dalim me fitore.
Afërsisht në këtë orë 26 vite më parë ndodhesha afër pallatit të sportit. Me zemër ndjeja një peshë. Nuk e dija çfarë do të ndodhte të nesërmen. E nesërmja provoi të ishte një vullkan i zgjimit popullor. E nesërmja është po kështu një ditë historike. Jemi të vendosur deri sa të rrëzojmë qeverinë fasadë. Qindra mijëra të tjerë do të na bashkohen nesër për 20 shkurtin. Kjo lëvizje do të vazhdojë të rritet”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY