Deputeti demokrat Astrit Patozi ka qëndruar pranë protestuesve mbrëmjen e sotme, të cilët vijojnë protestën brenda çadrës së vendosur pranë Kryeministrisë. Teksa thekson se PD dhe qytetarët janë të vendosur në kauzën e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme, Patozi ndalet edhe tek shqetësimet kryesore të shqiptarëve.
Duke folur për “Neës24”, deputeti demokrat tha se aktualisht qeveria shqiptare është e rrënuar, dhe “rri në këmbë” vetëm në sajë të numrave.
“Në rast se Qeveria do të rezistojë, edhe protesta do të jetë e gjatë. Uroj që qeveria të jetë e arsyeshme, dhe të pranojë një kërkesë legjitime, jo vetëm nga PD, por nga të gjithë qytetarët. Kjo është kauza e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e PD. Ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, asgjë më shumë se kaq. Ne kemi një qeveri tmerrësisht të dobët, që rri në këmbë vetëm me numra. Kemi një qeveri të rrënuar. Ndaj ne kemi shpresë sot se protesta do të kthejë shpresë te shqiptarët. Ne sot kërkojmë parandalimin e vrasjes së zgjedhjeve. Është e sigurt se zgjedhjet do të vidhen nëse ne nuk e ndalojmë qeverinë në përpjekjen e saj diabolike për të dëmtuar procesin. Çdo protestë është simbolike. Cilido qoftë numri i protestuesve, rëndësia qëndron te simboli. Qytetarët në këtë protestë kërkojnë zgjedhje të lira e ndershme”, tha Patozi.
I pyetur se “Ku do ta çojë kjo protestë PD?”, deputeti demokrat tha se “Ka një përpjekje djallëzore të Qeverisë për ta interpretuar protestën si një përpjekje e PD për ta marrë qeverinë në tavolinë. Nëse kjo do ishte e vërtetë do isha unë i pari që do ta refuzojë këtë”.
Nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë. Kjo protestë ka një qëllim final, për veç 1001 arsyeve që kanë shqiptarët për të protestuar, por kanë një qëllim final të mos lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. E vetmja gjë që i ka mbetur në dorë opozitës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/