Kryetari i PD, Lulzim Basha takoi sonte vec protestuesve të mbledhur në cadëë edhe policët që janë vendosur rreth cadrës.
Ai takoi secilin prej tyre duke nxitur dhjetra komentatorë që të bëjnë diferencën mes sjelljes së Bashës në një miting të madh antiqeveritar dhe sjelljes së Ramës kur ishte në opozitë.
Disa nga komentuesit e pamjeve të videos që u hodh në rrjetet sociale në orët e vona të mbrëmjes e konsideruan atë supervideo.
Pas protestës ka pasur shumë komente përfshirë edhe të zyrtarëve të PD-së lidhur me intonacionet e protestës.
Endira Bushati:
“
Aq shumë sa ishim sot, mund të ta hiqnim atë Strehën dhe Kërpudhën tënde që e ke merak, të hynim në zyrën tënde të të hiqnim Fluturat në zyrë, të të merrnim Setin e Lapsave me të cilat zbraz përroin tënd psiqik….
Të gjitha, provë e pushtetit tënd personal të sëmurë….
Tani, nxirri të gjithë Zagarët e tu Mediatikë të merren me llojin e kafes që pijmë, me xhupat që kemi veshur, me këngët që po këndojmë…
S’ka as hunj, as djegie makinash, as Tom Dosh e Tahir që paguajnë, as kriminelë, as bojë të kuqe, as sy të kuq për pushtet….”
Foto të postuara nga Bledi Kasmi:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/