Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë mbështetje nga SHBA-ve për protestën e nesërme të opozitës
Kjo mbështetje i është dhënë përmes një letre dërguar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, kryetar i komisionit të punëve të jashtme për Europën.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”
Të dashur bashkëqytetarë,
Nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahje përpara protestës së nesërme nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher:
“I dashur Lulzim,
Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore.
Përzemërsisht,
Dana Rohrabacher”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/