FOTO GALERI/ Gjirokastër, masakrohet në sy të fëmijëve bashkëshortja e gazetarit Telnis...

FOTO GALERI/ Gjirokastër, masakrohet në sy të fëmijëve bashkëshortja e gazetarit Telnis Skuqi

290
0
Shares

Image GalleryDhunohet familja e gazetarit Telnis Skuqi në Gjirokastër. Bashkëshortja e tij Eriola Skuqi 28 vjeç është goditur në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar hematoma në pjesë të trupit, si dhe plagë në fytyrë.
Gruaja ka qenë e shoqëruar me dy fëmijët e saj të vegjël ndërkohë që e gjithë skena, është ndjekur nga të miturit, të cilët janë traumatizuar.
Menjëherë e dhunuara, është drejtuar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, për të bërë denoncimin e ngjarjes në fjalë. Familja e gazetarit investigativ Telnis Skuqi, banon ende në Gjirokastër, në pritje të largimit nga Shqipëria pasi në qershor të vitit të kaluar, Skuqi, kërkoi azil politik në një prej vendeve skandinave, në kushtet e kërcënimeve me jetë që kishte marrë në adresë të tij, pas denoncimit të aferave që kishin të bënin me kultivimin e hashashit në zonën e Gjirokastrës në periudhën 2014 – 2015 dhe transportimit të kanabisit përmes avionëve që uleshin në zonën e Cepos, çka Skuqi e provoi me pamje fotografike.
Paralajmërimi për ekzekutim mafioz nga elementët kriminalë të kartelit të drogës, Telnis Skuqit i erdhi në prill të 2014 ku i vendosën një kokë dhie pranë banesës së tij çka në gjuhën e mafies kalabreze, nënkuptohet ekzekutim.
Rasti i sotëm, shfaq pasigurinë e familjes Skuqi në Gjirokastër.

Reagimi i gazetarit Telnis Skuqi

“Nuk gjej fjalë…”

Kaq shumë i ka verbuar urrejtja njerëzit, sa janë të gatshëm të trokasin në derë ku jeton dhe më pas të sulmojnë një grua në sytë e dy fëmijëve të vegjël, sepse këtë të drejtë ta jep rilindja.
Jo vetëm kaq, por agresorja jo vetëm që nuk është ndaluar (pasi ka kryer një dhunë me paramendim), por është lënë në gjykim të lirë, pavarësisht se ka konsumuar disa vepra penale.
E para: Ka dhunuar me paramendimin nënën e fëmijëve të mi.
E dyta: Ka shkelur privatësinë e familjes sime.
E treta: Ka traumatizuar dy fëmijët e mi etj.
Sinqerisht nuk gjej fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY