EMRI/ Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari i dënuar për prostitucion në Itali

EMRI/ Vlorë, arrestohet i shumëkërkuari i dënuar për prostitucion në Itali

56
0
Shares

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt shtetit Italian.
Vaisi Hoxhaj, 39 vjeç, banues në Vlorë ka qenë i dënuar me 5 vite e 10 muaj burg.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin 39-vjeçarit  në zonën e quajtur “Pusi i Mezinit” Vlorë.
Hoxhaj është shpallur në kërkim nga Interpoli i Romës Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni me dhunë” dhe “Kërcënim”.
Për këto vepra penale, Autoritetet e Gjykatës Catanzo Itali, e kanë dënuar shtetasin e lartpërmendur me 5 vite e 10 muaj burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY