Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 17.000 m2 toke në fshatin Vuno dhe Jalë, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga Murat Hysenaj nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
56 vjeçari Murat Hysenaj nga Vlora është vendosur në pranga nga policia në kuadër të operacionit “JALA”.
Murat Hysenaj ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Për veprat penale të mësipërme, Murat Hysenajt i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Ndërsa vlera e kësaj sipërfaqe toke të sekuestruar shkon rreth 1.7 milionë euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/