Basha uron Kosovën për pavarësinë: Çdo sukses i juaji edhe i yni…

Basha uron Kosovën për pavarësinë: Çdo sukses i juaji edhe i yni…

61
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se kjo është dita e dytë më e rëndësishme e kombit shqiptar dhe se këto vite nuk kanë qenë të lehta për Kosovën. Në këtë 9-vjetor tha Basha cdo arritje e juaja është edhe e jona.

POSTIMI:
Sot ne vitin e nente te pavaresise se Kosoves, te dyten dite me te rendesishme te historise sone kombetare, dua te uroj nga zemra vellezerit dhe motrat e Kosoves.
Nente vite te pavaresise se Kosoves nuk kane qene vite te lehta. Veshtiresi te shumta kane sfiduar udhen e saj drejt projektit te shtetformimit.
Por pjekuria e durimi,forca e mencuria,besimi i pashtere te liria,respekti fisnik ndaj tipareve me te vyera kombetare me te cilat ju te dashur vellezer dhe motra keni perballuar keto sfida do te shkruhen ne faqen e krenarise sone kombetare.
Te dashur vellezer e motra te Kosoves. Cdo sukses i juaji eshte sukses i yne,cdo hap i juaji perpara na rrit dhe ne,cdo dhimbje lendon njesoj.
Rruga qe kemi perpara eshte ende e mbushur me sfida. Realizimi i aspirates tone kerkon ende sprova e pas cdo sprove rritet qartesia dhe vizioni se jemi ne rrugen dhe anen e drejte te historise.
Ne kete dite te pervjetorit te nente te pavaresise me lejoni qe bashke me urimet e gezimin te ndaj me ju nje premtim, se cdo ore, cdo dite e jetes dhe e punes time, sot ne krye te opozites e neser ne krye te qeverisjes se vendit, Kosova dhe aspirata jone e perbashket drejt integrimit do te jete misioni yne i madh, busulla orientuese me e qarte, energjia qe do te ushqeje cdo hap tonin perpara. Ne do te jemi bashke ne kete rrugetim, se bashku do tia dalim.
Gezuar Diten e Pavaresise Kosove!

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY