Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Klosi i ndërpret fjalën, shpërthen Blushi: Parazit, paguhesh 1 mijë euro në muaj nga “Gjushi”

16/02/2017
Klosi i ndërpret fjalën, shpërthen Blushi: Parazit, paguhesh 1 mijë euro në muaj nga “Gjushi”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është nxehur situata në parlament gjatë kohës që në foltore ishte deputeti i LIBRA-s Ben Blushi. Ndërsa Blushi po akuzonte kreun e KQZ dhe maxhorancën se duan ta lënë jashtë zgjedhjeve siç bënë me Partinë Socialiste, përmendi edhe disa prej emrave më të lakuar të bashkiakëve të PS-së, si Elvis Rroshi dhe Vangjush Dako.
Në këtë moment ka ndërhyrë nga vendi Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi. “Ça thua more. Ça thua more debil”, i është drejtuar Klosi, Blushit.
Kaq është dashur dhe deputeti i LIBRA-s ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kolegut të tij duke e quajtur parazit.
“Ju mendoni se Vangjush Dako është krenari se fundos 2000 vjet me 4 mln euro. Parazit, pusho ti parazit që paguhesh 1 mijë euro në muaj nga Vangjush Dako. Këta janë parazitët e Rilindjes. I kam sjellë vetë dhe më vjen keq, parazit. E kam gjetur duke punuar për Meksin në 1996, mblidhte letrat, e ngjita në kat të dytë këtë halabak, vartësin e Vangjush Dakos. Nuk ja vlen të nxehesh me këta parazitë, parazitin e Vangjush Dakos. Shko në bashki merr rrogën në fund të muajit aty te rrënojat turke mos të hedh Vangjushi ndonjë kacidhe”,¬ tha Blushi.
Blushi i është përgjigjur edhe kreut të KQZ-së, Denar Biba. Ai e krahasoi sjelljen ndaj tij të njëjtë me konfliktin kur ishte në PS.
“Jeni në një debat brenda jush se si do e zgjidhni presidentin para apo pas zgjedhjeve. Jemi deputetë në qershor, në korrik, gusht. Jemi deputetë deri në 5 shtator. Denar Biba duhet ta kishte emrin Krenar Biba, ose krenar që jam bibë. Është si historia që më ka ndodhur para 1 viti dhe e ndryshonit çdo natë statutin e PS-së. Deri sa vendosët se kryetari i PS-së nuk është ai që votohet por ai që zgjedh Ilir Meta si kryeministër. Doni të më hiqni prapë. Denar Biba thotë se mund ta ndryshojë kodin zgjedhor me një vendim KQZ-je, totalisht qesharak. A ka një parti që i vjedh vota partisë së vetë, për të mos më futur mua në zgjedhje?”, tha Blushi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.