Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Falmur Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, flet Sali Berisha: Gojës i thuhet kuç

16/02/2017
Falmur Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, flet Sali Berisha: Gojës i thuhet kuç
Share on FacebookShare on Whatsapp

Byroja e Kuvendit mori në shqyrtim sot kërkesat e dy grupeve parlamentare PS dhe PD dhe vendosi vetëm përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendit të deputetit Flamur Noka, ndërsa deputeti i PS, Erjon Braçe ka shpëtuar.
Pas vendimit të Byrosë, opozita braktisi seancën parlamentare.
Mbledhja u Byrosë u thirr nga Partia Socialiste dhe është drejtuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i sapo kthyer nga një vizitë jashtë vendit.
Seanca e Kuvendit u ndërpre për disa herë radhazi dhe prania e Nokës në sallë, i cili hyri me forcë, u bë shkak që ajo të mos riniste.
Kryetarja e seancës, Valentina Leskaj kërkoi që deputeti Flamur Noka të largohet nga salla, meqë kjo nuk u pranua Leskaj ndërpreu sërish seancën.

Sali Berisha
Për këtë përjashtim ka reaguar edhe Sali Berisha.
Berisha e  quajti të imponuar sjelljen.
“Sjellja e zotit Noka ishte imponim sepse ai (e ka fjalën për Braçen) nuk la gjë pa thënë. Gojës i thuhet kuç. Ç’ke që flet. Ti do të flasësh edhe kur flas unë edhe para meje edhe pas meje”, u shpreh Berisha.
Por çfarë ndodhi sot në Kuvend?!
Deputeti i Partisë Demokratike i është afruar deputetit Braçe në vendin e tij duke e qëlluar. Në foltore ka qenë ish kryeministri Sali Berisha kur në një moment deputeti Flamur Noka i është afruar deputetit Erjon Braçe.
Ky i fundit po replikonte nga vendi me deputetin Berisha i cili po hidhte akuza të ashpra ndaj qeverisë si të lidhur me krimin.

Flamur Noka
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e tij me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Duke folur para mediave, deputeti demokrat thotë se ai reagoi ndaj fyerjeve, por nuk e “preku me dorë kolegun Braçe”.
“Braçe duhet të zbatojë rregulloren. Këtë gjë bëra unë, ia hodha rregulloren fytyrës që ta lexojë”, tha Noka.
Duke komentuar vendimin e Byrosë për të mos përjashtuar deputetin Erjon Braçe, kërkesë kjo e PD, deputeti Noka tha se qeveria Rama vepron me dy standarde.
“Ky është standardi i demokracisë i kësaj qeverie kriminale. Kjo është ajo që ndodh në vendin e quajtur banditistan. Unë që u ngrita për të ndaluar fyerjen në Parlament, unë që nuk shava asnjë njeri, unë që nuk preka asnjë njeri me dorë, unë u përjashtova. Ndërsa konet e krimit janë aty në parlament. Kjo qeveri nuk meriton më të mbijetojë dhe të qëndrojë në këmbë, se këtu vetëm parlamentarizëm nuk ka. Kërkojnë t’i mbyllin gojën opozitës, por në 18 shkurt opozita do të jetë në shesh për t’i mbyllur gojën kësaj qeverie”, tha Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.