Një teknologji e re e semaforëve është duke u testuar në Holandë për të parandaluar përdoruesit e smartfonëve që të kalojnë rrugën kur ka trafik, duke i shfaqur një vijë drite në trotuar.
I ndërtuar nga Sistemet e Trafikut në Holandë HIG, drita e re +LightLine vjen me një shirit LED i cili ndriçon në tretuar horizontalisht, para kalimit të rrugës.
Përdoruesit e smartfonit duke shikuar telefonin e tyre, me kokë poshtë, do të shohin këtë shirit me drita LED me ngjyra, i cili gjendet poshtë këmbëve të tyre, para se të kalojnë rrugën, për të parandaluar ndonjë aksident të mundshëm, për shkak të shpërqendrimit të tyre, transmeton koha.net.
Këto drita janë duke u testuar në komunën e Bodegraven-Reeuwijk të Holandës, e cila ndërron ngjyrat në tokë, të kuqen dhe të gjelbrën.
Kur semafori është duke ndërruar ngjyrë, shiriti LED do të bëjë dritë si pulsi i shpejtë për të njoftuar këmbësorët.
Mark Hofman i HIG ka thënë për sajtin holandez të lajmeve OmroepWest: Përdorimi i smartfonëve nga këmbësorët dhe çiklistët është një problem i madh. Tramvajet në Hagë shumë shpesh bëjnë ndalesë emergjente për shkak se dikush ka qenë duke shikuar smartfonin e tij në vend të trafikut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/