SKANDAL/ Nuk presin miratimin e ligjit, plehrat mësyjnë Shqipërinë

SKANDAL/ Nuk presin miratimin e ligjit, plehrat mësyjnë Shqipërinë

53
0
Shares

Më shumë se 8 ton pjesë të vjetra makinash janë bllokuar në portin e Barit.
Sipas “Bari Today” ato janë zbuluar në një operacion të Guardia di Finanza të Barit dhe funksionarëve të doganave. Materialet ishin fshehur në një rimorkiator shqiptar të gatshme për tu trafikuar nëpërmjet një trageti drejt Shqipërisë. Në brendësi të kamionit u gjetën pjesë të rrënuara të makinave si kabllo elektrike, bateri të skaduara, amortizatorë dhe vaj hidraulik, pompa frenash dhe airbag. Të gjitha të destinuara për tu ricikluar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.
Malli është sekuestruar.
Është denoncuar personi që kishte lidhje me kompaninë. Ai do të ndiqet në gjendje të lirë për trafik të paligjshëm të mbetjeve si dhe falsifikim dokumentesh.
Qeveria ka kohë që po tenton të miratojë në parlament ligjin që lejon importimin e plehrave me pretendimin e fuqizimit të industrisë së riciklimit. Por duke parë të tilla ngarkesa që tentojnë të kapin brigjet shqiptare edhe kur nuk ka ligj, imagjinoni çfarë do të ndodhë në doganat shqiptare kur ligji të “seleksionojë” çfarë nuk është e dëmshme dhe çfarë jo. Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY