SKANDAL/ Kartëmonedhat e gjetura nuk kanë lidhje me grabitjen, Policia presion bankave...

SKANDAL/ Kartëmonedhat e gjetura nuk kanë lidhje me grabitjen, Policia presion bankave për të ndryshuar procesverbalet

87
0
Shares

Numrat serialë të kartëmonedhave të pretenduara se janë bllokuar pas arrestimeve të katër personave të dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve, nuk korrespondojnë me ato të parave të vjedhura të bankës.
Denoncimin, referuar “bankierit dixhital” e bën ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili bën të ditur gjithashtu se Policia po ju bën presion bankave të korrigjojnë procesverbalet e numrave të serive të kartëmonedhave të vjedhura…

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Super operacioni “po… kali në derë të Edvinit” dështoi me sukses të plotë!

Bankieri dixhital informon

sssbbb-asnje nga kartmonedhat e gjetura nuk ka lidhje me kartmonedhat e vjedhura ne Qaf Kashar
-numri serial i asnjeres prej kartmonedhave shqiptare, europiane, amerikane, britanike, australiane, neozelandeze, te gjetura ne banesat e kontrolluara nuk korespondojne me kartmonedhat e plackitura re bankave.
-presion policesk mbi bankat per te ndryshuar procesverbalet dhe per te perfshire numrat serial te kartmonedhave te gjetura ne procesverbalet e tyre!
-Si perfundim, shoë policor i operacionit, qe ne media sociale po e quajne rendome po ….. kali ne dere te Edvinit, deshtoi me sukses! sb

“Pershedetje doktor po ju dergoj nje informacion qe ta beni publik,jame punonje i njeres prej bankave te plaçkitura ne Qaf Kashar.Po ju njoftoj se numrat serial te asnjeres nga tufat e kartmonedhave shqiptare,europiane,amerikane,angleze,kanadeze,australiane,neozelandeze qe ka sjelke policia per verifikim nuk korespondojne absolutisht ne asnje rast me numerat serial te regjistruar ne proces verbalin shoqerues te kartmonedhave te nisura nga banka jone ne Rinas.Te njejeten gje me pohojne edhe koleget e bankes tjeter qe ju plaçkiten parate.Shtoje se ne menyra te ndryshme po behen presione qe te fallsifikohen proces verbalet,me respekt…I bej thirrje prokurorise se shtetit te sekuestroj cdo dokument te shoqerimit te vlerave minetare nga bankat per ti bllokuar cdo mundesi spekullimi dhe mashtrimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY