GRABITJA/ Si dhe kush i firmosi urdhër arrestet e sotme

GRABITJA/ Si dhe kush i firmosi urdhër arrestet e sotme

53
0
Shares

Ndalimi i katër personave të dyshuar për grabitjen e ndodhur në rrugën e Rinasit është bërë me urdhër ndalimi të firmosur ditën e sotme nga ana e prokurorit Ols Dado. Ky është edhe prokurori i çështjes së grabitjes së 3 milionë eurove në 3 dhjetor 2015 në Tiranë.
Pas daljes në skenë të Fatjon Xhyliut nga bërthamat e  telefonave celularë, hetimi i ngjarjes së fundit është marrë nga prokurori që kishte hetuar menjëherë pas ngjarjes edhe grabitjen e 3 dhjetorit 2015, dhe jo të së enjtes së kaluar. Ka qenë pikërisht prokurori Ols Dado që ka marrë ditën e sotme në pyetje të arrestuarit Fatjon Xhyliu, ish-polic privat.
Pas marrjes së kësaj dëshmie dhe provave të tjera të mbledhura, prokurori ka firmosur urdhrat e ndalimit për katër të arrestuarit dhe dy persona të tjerë në kërkim. Kjo do të thotë se të arrestuarit e sotëm janë arrestuar mbi provat e grabitjes së vitit 2015, ndërsa për grabitjen e së enjtes së kaluar, nuk ka prova, por vetëm dyshime. Ata do të vazhdojnë të jenë nën hetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY